Report TV - Nuk furnizohen me ujë prej një viti protestojnë banorët e Peshtanit

Report TV 2016-09-27

Views 0

Banorët e fshatit Peshtan në Fier kanë dalë sot në një protestë dhe shkak për këtë është bërë mosfurnizimi me ujë të pijshëm i tyre prej më shumë se një viti.

Të prekur nga ky problem janë më shumë se 2 mijë banorë të cilët nuk kanë ujë dhe detyrohen që të mbushin ujin që konsumojnë çdo ditë në një burim që është rreth 2 kilometër larg fshatit.

Furnizimi me ujë është problematik dhe mungon totalisht jo vetëm në çezmat e konsumatorëve, por edhe në godinën e shkollës 9-vjeçare të fshatit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS