Kjo tokë që shihni është në pronësi të shtetasit Nezir Çopa, në Golem të Kavajës. Prej 29 vitesh ai kalonte në këtë pjesë parcele, e cila ka qenë tokë shtetërore, por që prej vitit të shkuar me një ndryshim hartë nga Hipoteka e Kavajës, kjo parcelë i kaloi në pronësi një shtetasi tjetër, pa dijeninë e Nezirit, duke i bllokuar kështu atij, hyrjen për në tokën e tij.
Bëhet fjalë për parcelën që shihni në këtë hartë, e cila tashmë, me ndërrimin e pronësisë nga hipoteka, prej një vitit e pengon Nezir Çopën që të punojë tokën e tij.
?Këtë pronën këtu, që prej vitit të kaluar e ka marrë një bashkëfshatari im, duke i bërë letrat komuna dhe zyra e regjistrimit. Zotëri, pse jam unë i detyruar sepse kam kaluar 29 vjet në atë pronë dhe tani duhet të shkoj në gjykatë? Tani më bllokuan dhe rrugën dhe një vit nuk u futa fare tek prona.?
Nezir Çopa, i ka dërguar edhe një kërkesë Hipotekës së Kavajës, por pa marrë një zgjidhje konkrete për problemin e tij. Tashmë, kjo mosmarrëveshje e krijuar nga ky institucion, çoi deri aty sa Çopës, t?i digjnin qindra rrënjë gështenja.
?Përpara skam pasur probleme, tani më ka prurë lajm tek shtëpia, shko gjeje rrugën ku të duash se prona është e imja. Javës që kaloi, shkuan dhe i vunë flakën edhe ma dogjën komplet, 750 rrënjë. 70 rrënjë mi prenë kur i dhanë pronën këtij zotërisë, 70 rrënjë pemë, 7 vjeçare. edhe tani 650 rrënjë i dogjën i vunë flakën komplet.?
Kërkesa e tij tashmë është kjo:
?Kërkoj dëmin për 700 e ca rrënjë që mi kanë shkatërruar. edhe dëmin për prodhimin, që unë s?arrita të hyj një vit e ca.?
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipoteka#Kavaje#TopChannel