Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Milotit po përballen prej një jave me mungesë të ujit të pijshëm! Ata thonë se shkak është bërë djegia e një elektropompe e cila nuk po zëvendësohet, ndaj kërcënojnë me protesta në raste se zgjidhja nuk është e shpejtë.
Rreth 6 mijë banorë të Milotit prej një javë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm!
Shkak është bërë dëmtimi i një elektropompe, për të cilën sipas banorëve nuk është marrë asnjë masë për ta riparuar.
Banor: U bë një javë dhe nuk dihet se kur do të vijë .
Banorët thonë se kjo situatë në këtë kohë është e papranueshme, ndaj kërcënojnë se do të protestojnë duke bllokuar rrugën nacionale që të con drejt veriut nësë nuk zgjidhet cështja e ujit të pijshëm.
Banor: As nuk e vë ujin në zjarr kush që të sjellë ujin këtu.
Në këto ditë me temperatura të lartë një pjesë e banorëve të Milotit janë detyruar ta blejnë ujin, ndërsa të tjerë udhëtojnë deri në Lac për ta mbushur pa pagesë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/digjet-elektropompa-banoret-e-milotit-prej-nje-jave-pa-uje