Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona për armëmbatje pa leje. Të arrestuarit janë Bledar Matoshi, 27 vjeç dhe Klajdi Kodra 26 vjeç i dënuar më parë për të njejtën akuzë.
Bledar Matoshit, gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, me mbishkrimin "CAL.380".
Në momentin qe Bledar Matoshi është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit ka qënë së bashku me Klajdi Kodra, i cili ka kundërshtuar shërbimet e Rendit duke i goditur dhe grisur uniformën.