Policia e Shtetit në bashkëpunim me 'Shqiponjat' dhe 'Forcat Operacionale Speciale' kanë bërë të mundur arrestimin e 9 personave në Tiranë të cilët janë kapur me armë zjarri dhe me kokainë.
Sipas policisë tek 'Sheshi Nënë Terez është arrestuar një 26-vjeçar me iniciale A.Z, pasi në makinën që ai po udhëtonte k apatur me vete një pistoletë tip 'Glock'.
Ndërkohë nga patrullat e Policisë janë vën ënë pranga 45-vjeçari D.R banues në Tiranë dhe 38-vjeçari G.M banues në Rrëshen. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të plagosje së rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim. Të dy këta të arrestuar më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë një person me incialet G. H.
Po kështu në vijim të operacionitë 'Fundjava' është arrestuar një 45-vjeçar me inicialet Sh.I banues në Kamëz dhe rezulton të jetë pronar dhe menaxher i një lokali. 45-vjeçari është i dënuar edhe më parë përë nga drejtësia shqiptare për veprën penale të mashtrimit. Në banakun e këtij lokali janë gjetur 11 doza kokaine. Për mos kallëzimin e krimit janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë F.G dhe një grua D.K.
Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Patrullat e policisë u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit:
I.M., për veprën penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?,
A S, për veprën penale ?Dhuna në familje?,
A.S, për veprën penale ?Mashtrimi?.
R K, për veprën penale ?Keqtrajtim i të miturit?,
Sh.K. për veprën penale ?Vjedhja?,
A.K., për veprën penale ?Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike?.