Konvikti i shkollës profesionale Hoteleri-Turizëm i është kthyer plotësisht nxënësve, jo vetëm me kushte më të mira, por edhe me ambiente të plota.
Pas zhvendosjes së banorëve që e kishin zaptuar një pjesë të konviktit prej gati 20 vitesh, Bashkia e Tiranës përfundoi rikonstruksionin e godinës duke mundësuar kushte më të mira për 180 nxënësit që do të jetojnë aty gjatë vitit shkollor.
Ndërkohë që janë vendosur edhe 16 kamera për të mbikëqyrur mbarëvajtjen ditore dhe për të krijuar siguri te nxënësit dhe stafi i punonjësve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, vizituan ambientet e rikonstruktuara të konviktit dhe vlerësuan punën e kryer, sidomos në ambientet e zaptuara, të cilat ishin në një gjendje shumë të keqe dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e nxënësve që jetonin në dy katet e sipërme të ndërtesës.
?Nuk kemi nevojë vetëm për kantiere infrastrukture, por edhe për kantiere sociale dhe ajo që po hapim sot është një kantier social.