A1 Report - Bashkia nis aksionin, Veliaj: T'ia kthejmë qytetit hapësirat publike

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka zbritur që herët në mëngjes në tërren dhe ka drejtuar personalisht nisjen e aksionit nga Njësia 5 për të çliruar kryeqytetin nga zaptuesit.

Ai paralajmëroi bizneset e Tiranës se nuk do t?i kthejnë më trotuaret në sheshe ku mund të bëjnë çfarë të duan.

Veliaj drejtoi vetë nisjen e aksionit për çlirimin e kryeqytetit nga zaptuesit që ia kanë marrë frymën trotuareve dhe kërkoi nga bizneset bashkëpunim.

Veliaj ndërsa ftoi sërish qytetarët që të lirojnë trotuaret dhe rrugët tha se ka marrë fund koha kur Tirana ishte shesh ku bëhej përshesh.

?Ky aksion nuk është çështje fushatë, është puna jonë e përditshme. Bëhet fjalë për t?i dhënë qytetit dy metra. Të jetosh në qytetet do të thotë të respektosh hapësirat. Fillojmë sot nga Njësia 5 do të vazhdojmë në të gjitha njësitë e Tiranës. Ku ka vullnet ka një rrugëzgjidhje. Bashkia e Tiranës ka vullnet. Operacioni do të pasohet me një punë të përditshme për gjelbërimin e këtyre hapësirave. U kërkojmë të gjithë abuzuesve t?i kthejnë mbrapsht qyteti dy metra.?¬ deklaroi Veliaj.

Ndërkohë Veliaj dha një lajm të mirë për ata që çojnë fëmijët në çerdhe, ku bëri me dije se deri tani 10 firma kanë shprehur interes për ?adoptimin? e çerdheve, vetëm një ditë pas apelit të tij.

Share This Video


Download

  
Report form