Ora News – Maturantët protestë para Kuvendit: Ktheni sistemin meritë-preferencë

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të dytën ditë me rradhë maturantët po protestojnë kundër formulës së përzgjedhjes në Universitete.
Ndryshe nga protesta e një dite më parë para Kryeministrisë, sot ata janë vendosur para Kuvendit më trë organizuar, me pankarta në duar dhe thirrje të qarta për rikthimin e sistemit meritë-preferencë.
Maturantët që nuk e kanë gjetur veten në listat fituese thonë se mesatarja që ishte kriteri kryesor i vendosur nga institucionet e arsimit të lartë për tu pranuar në auditore nuk është marrë parasysh, pasi jashtë listave thonë ata kanë mbetur studentë me rezultate shumë të larta dhe mesatare gati në 10.
Maturanti: Jam me mesatare 9, nuk jam shpallur fitues në asnjë degë. Preferenca e parë ishte juridiku. Ky penalizim ka ardhur sepse ne nuk kemi pasur infpormacion për lëndët që duhet të bënim me zgjedhje në gjimnaz. Lëndët sociale janë zeruar. Kriteret e fakulteteve kanë dalë në qershor, pasi ne jo i kishim bërë zgjedhjet, por ishim gati të jepnim provimet e maturës. Unë nuk kam asnjë mundësi as në raundin e dytë, isha i 1900 me mesatare. Në raundin e dytë sado veta që të kalojnë, unë prapë nuk dal. Duhet të hiqet kriteri i Universitetit, mua më është zeruar lënda me zgjedhje.Çfarëdo që të ndodhë unë nuk dal fitues. Dhe pse dje Sekretari i Përgjithshëm i MAS po thoshte që mesatarja më e vogël e kapjes së juridikut ishte 8, ishte po prapë gënjeshtër. Kishte dhe me 7.6. Unë me 9 nuk arrita të kap gjë. Do vazhdoj protestat deri sa të ndërrohen kriteret e Universitetit, të paktën të Shkencave Sociale.
Maturanti:Jam me mesatare 8.6 dhe kam kapur vetëm Arkeologjinë dhe një degë në një shkollë private. Ishin preferencat e fundit. Kjo është pasojë e mungesës së informacionit.Kanë filluar tre muaj para provimeve të maturës. Nuk kishim bërë preferencë për Psikologji-Filozofi-Sociologji, na penalizuan si grup lëndësh, u shumëzuan me 0.0. Ne me mesatare të lartë na penalizuan, kurse ato që ishin nga rrethet na kanë parakaluar, kanë kapur shkollën. Zgjidhja e vetme është që të kthehet sistemi i vjetër me preferencë, ose të hiqen ky grup lëndësh. Do fillojë raundi i dytë, por prapë stundetët nuk do kapin shkollë. Protesta do përshkallëzohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/maturantet-serish-proteste-sot-para-kuvendit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS