Ora News – Maturantët në protestë, kaos e paqartësi në përzgjedhjen e fituesve

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arselda Zyberi është një nga maturanët që ka zgjedhur rrugën e protestës pasi përzgjedhja e fituesve në universitet sic thote ajo nuk i referohet kriterit meritë preferencës.
18-vjecarja thotë se nota mesatare është 10 dhe ka arritur të dalë fituese vetëm në Infermeri që ishte preferenca e saj e fundit.
Arselda Zyberi: ?Jam me mesatare 10. 14 e kam dhe me diplomë dhe rezultoj të jem fituese vetëm në Infermieri. Është turp për mua që të fitoj Infermieri kur vitet e tjera kjo është fituar edhe me mesatare 7. Ndërsa tek Drejtësia kanë marrë me mesataren 7, pasi nuk na kanë informuar për Sociologji dhe Filozofi të cilat ne nuk i kemi bërë në shkollë. Dhe nuk na kanë informuar që do të përfshiheshin në përllogaritje.
Të tjerë maturantë ankohen se edhe pse me mesatare lartë nuk kanë dalë fitues në asnjë nga 10 programet ku kanë aplikuar për të vazhduar studimet e larta.
Në protestë maturanët kërkuan ndryshimin e formulës së hyrjes në universitete pasi ka dhe një padrejtësi tjeter qe lidhet me kurikulat, sipas tyre, ku zerohet mesatarja e disa lëndëve sociale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/maturantet-proteste-sot-para-kryeministrise/

Share This Video


Download

  
Report form