Ora News - Maturantët kthehen në protestë ditën e sotme në orën 11:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Ora News Lajme 2020-06-13

Views 1

#tvora #rtvoranews

Njësoj si ditën e djeshme, maturantët priten të dalin sërish në protestë sot në orën 11:00.

Shkak është bërë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor.

Ata kërkojnë që protestës së sotme t?i bashkohen studentë, mësues dhe prindërit të cilët janë prekur gjithashtu nga ky provim.

Me pankarta nëpër duar ata qëndruan përreth 6 orë përpara Ministrisë së Arsimit ditën e djeshme nga ora 11:00 deri në 17:00.

Nxënësit kërkojnë rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit dhe uljen e pragut të vlerësimit.

Por për Qendrën e Shërbimeve Arsimore, pretendimet e maturantëve nuk janë të vërteta dhe nuk ka asnjë gabim shkencor dhe mënyra se si hartohet përjashton çdo mundësi që të ketë gabime ? qoftë në përmbajtje dhe qoftë në përfshirjen e koncepteve jashtë programit.

Ministrja Besa Shahini u shpreh se kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA do bëjë rishpërndarje të peshës së pikëve për çdo notë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/maturantet-kthehen-ne-proteste-diten-e-sotme-ne-oren-1100-perpara-ministrise-se-arsimit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS