Report TV - 'Skëndërbej' Veliaj:Do sulmojnë si për këndin e lojrave por fokusi ynë puna

Report TV 2016-09-27

Views 0

Kryebashkiaku Veliaj ka zhvilluar një takim më 24 administratorë, në bashkinë e Tiranës. Veliaj deklaroi se gjendja në sheshin ??Skëndërbej?? është normalizuar pas ngërçit të krijuar në trafik ditën e djeshme si pasojë e reshjeve të shiut dhe punimeve që po kryen në shesh për ta kthyer në pedonale.

Veliaj deklaroi gjithashtu se qytetarët akoma nuk kanë parë histerinë e opozitës për punimet në shesh, pasi ajo çfarë panë për këndin e lojrave tek liqeni nuk ishte asgjë.

??Nuk keni parë gjë më historinë e lodrave, çfarë do të shikoni me histerinë e sheshit Skëndërbej. Kur sheshi të ketë mbaruar rezultati do jetë i njetjtë. Do të jetë shumë zhurmë për asgjë sepse rezultati nuk mund të kundërshtohet. Biles me këtë projekt do të merren më shumë, pasi do të ndërtohet për një kohë më të gjatë se këndi i lodrave. Por fokusi ynë do të jetë vetëm puna, ne nuk merremi me llafe??, është shprehur Veliaj.

Veliaj shtoi në fjalën e tij se viti i dytë i mandatit të tij në krye të bashkisë do të jetë akoma me më shumë punë dhe lodhje.

Share This Video


Download

  
Report form