Krybashkiaku Veliaj ka zhvilluar një takim më 24 administratorë, në bashkinë e Tiranës. Veliaj deklaroi se gjendja në sheshin ??Skëndërbej?? është normalizuar pas ngërçit të krijuar në trafik ditën e djeshme si pasojë e reshjeve të shiut dhe punimeve që po kryen në shesh për ta kthyer në pedonale.
Veliaj deklaroi gjithashtu se qytetarët akoma nuk kanë parë histerinë e opozitës për punimet në shesh, pasi ajo çfarë panë për këndin e lojrave tek liqeni nuk ishte asgjë.
??Nuk keni parë gjë më historinë e lodrave, çfarë do të shikoni me histerinë e sheshit Skëndërbej. Kur sheshi të ketë mbaruar rezultati do jetë i njetjtë. Do të jetë shumë zhurmë për asgjë sepse rezultati nuk mund të kundërshtohet. Biles me këtë projekt do të merren më shumë, pasi do të ndërtohet për një kohë më të gjatë se këndi i lodrave. Por fokusi ynë do të jetë vetëm puna, ne nuk merremi me llafe??, është shprehur Veliaj.
Veliaj shtoi në fjalën e tij se viti i dytë i mandatit të tij në krye të bashkisë do të jetë akoma me më shumë punë dhe lodhje.
??Nese mendoni se viti i parë i mandatit ishte i lodhshëm, i dyti është akoma më i lodhshëm dhe më me shumë punë por ne jëmi të vendosur që rregullojmë çdo gjë dhe të mbajmë premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve??, vijoi më tej Veliaj.
Krybashkiaku gjithashtu foli për fillimin e vitit të ri shkollor i cili starton të martën. Ai falenderoi të gjitha ata që kontribuan që çdo shkollë në Tiranë të ketë një pamje tjetër në këtë fillim viti shkollor për të gjithë nxënësit.
''Nxënësit e Qemal Stafës do të shkojnë në një shkollë moderne, një shkollë me standarte të larta. Më në fund për nxënësit e ??Qemal Stafës?? mbaron tortura e dy turneve. Gjithashtu shkolla Sinan Tafaj është në përfundim e sipër. Duhen vetëm disa rregullime që ajo të jetë gati për të hapur dyert për nxnënësit e kësaj shkollë. Gjithashtu Liceu Artistik do të hapet javës që vjen', u shpreh Veliaj.