Zbulohen 99 parcela me kanabis në Dukagjin. Administratorit të Pultit i gjejnë drogë në banesë

Ora News Lajme 2016-09-26

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka mjaftuar një operacion blic i forcave të policisë në bashkëpunim me ato të Ndërhyrjes së Shpejtë që në njësinë administrative të Pultit në Dukagjin të dalin në dritë sipërfaqe të tëra të kultivuara me drogë, por më e rëndë akoma edhe zyrtarë lokalë të përfshirë në kultivim.
Në pranga ranë administratori i Pultit Tom Marku, kryeplaku i Kirit Ndue Kopshtaj dhe një shtetas, si dhe u sekuestruan 2 kg e 963 gr lëndë narkotike.
20 mijë rrënjë të mbjella në 99 parcela u asgjësuan në operacionin dy ditor. Rreth 200 forca policie të angazhuara në terren, të cilat shtrinë veprimin edhe me kontrollin e 2 banesave.
Fillimisht në shtëpinë e administratorit Tom Marku u gjet 1 kg e 303 gr lëndë narkotike si dhe një armë gjahu shotgan me 6 fishekë.
Ndërsa tek banesa e shtetasit Nikolin Deda, u gjet 1 kg e 660 gr lëndë narkotike.
Pasi u kryen veprimet proçeduriale policia vuri në pranga administratorin 60 vjeçar Tom Markun për veprat penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?, ?Prodhim dhe shitja te tyre?, ?Shpërdorim detyre? dhe ?Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë sportive?.
Ndaj 29 vjeçarit Nikolin Deda banues në Grudë Re, rendojne akuzat ?Kultivim i bimëve narkotike? dhe ?Prodhim dhe shitje e narkotikeve?, ndërsa ndaj Ndue Kopshtaj, 31 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Kryeplak i fshatit Kir, ?Kultivim i bimeve narkotike?, ?Moskallëzimi i krimit? dhe ?Veprime që pengojne zbulimin e së vërtetës?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-dislokohet-ne-shkoder-200-police-lufte-me-kanabisin/

Share This Video


Download

  
Report form