VLORË- Zbulohen dhe asgjesohen në periferi të Vlorës dy parcela të mbjella me bimë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa. Sipas policisë, bëhet fjalë për një sipërfaqe të mbjellë me 500 rrënjë hashash në vendin e quajtur "Lera e Zezë" në fshatin Akerni të komunës Novoselë në Vlorë.
Policia është vënë në ndjekje të një personi, i cili është larguar me shpejtësi nga sapo ka kuptuar se është pikasur nga policia.
Aksioni është kryer nga "Delta Forcë" në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Guardia Di Financa dhe Policinë e Shtetit. -