Zbulohen parcela me kanabis Vlorë e Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbulohen të tjera parcela me kanabis në zonat e thella te vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë janë asgjësuar 1316 rrënjë bime narkotike kanabis sativa në fshatrat Gjorbëm dhe Gërnec. 4 parcela u zbuluan ne Gjorbem, ku ishin mbjelle 834 rrënjë kanabisi me lartësi nga 30 deri në 130 centimetra. Ndërsa në Gërnec 5 parcela me 482 rrënjë me lartësi 80-170 cm. Edhe në Shkodër, policia ka sekuestruar dhe asgjësuar 1790 rrënjë bimë narkotike. Droga u gjet në fshatin Mazrek në vendin e quajtur ?Mbas Pyllja?. Mëngjesin e së mërkurës policia ka arrestuar në flagrancë 55-vjeçarin Përparim Bejko në Durrës, pasi kishte kultivuar 1067 bimë narkotike. Në Laç 45-vjeçari Artan Mamli ra në prangat e policisë, pasi në banesën e tij të vjetër në Zhej u gjetën 68 bimë narkotike kanabis sativa. Në Lushnje, një 22-vjeçar banues në fshatin Sopëz, u arrestua pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuara 31 rrënjë bimë narkotike kanabis.

Share This Video


Download

  
Report form