http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje sasi rekord prej 1.2 ton lëndë kanabis sativa është sekuestruar këtë të premte nga policia në plazhin e Zvërnecit ne Vlore. Kontrollet e imëta në zonën midis Petroliferës dhe Triportit bene të mundur bllokimin e një kamioni të markës ?Iveco?, brenda të cilit ishin fshehur disa pako të mbështjella me qese plastike dhe letër natriban. Në afërsi të kamionit, policia konstatoi një automjet fuoristradë Toyota, ndërsa në det është parë një gomone, duke lëvizur brenda gjirit të Vlorës. Mjeti lundrues dyshohet se do te bënte trafikimin e drogës drejt Italisë. Gjatë kontrollit në zonën përreth u gjet një karel-transportues mjetesh lundruese, dhe me tej gjet i braktisur edhe një automjet tjetër fuoristradë, i tipit Land Rover. Lënda narkotike ishte e ndarë dhe paketuar në 116 pako. Ndërkohë policia kufitare në bashkëpunim me blutë e Vlorës vijojnë operacionin për identifikimin dhe kapjen e autoreve te implikuar në trafikun e narkotikëve, Edhe në Murriqan policia sekuestroi rreth 25 kg kanabis ndërsa vuri në pranga poseduesin e ngarkesës 55-vjeçarin Islam Binjaku .Droga ishte e fshehur në automjetin tip ?Benz? dhe ishte mbështjellë në 28 pako.