Report TV - Burri vrau gruan me sëpatë, flet i njohuri: Jo për shkaqe xhelozie

Report TV 2016-09-26

Views 2

Krimi makabër i një nate më parë në plazhin e Golemit, ku 73-vjeçari Veli Dervishi vrau me sëpatë gruan e tij, ka qenë i planifikuar më parë.

Para hetuesve Dervishi ka pranuar krimin monstruoz, ndërsa si motiv ai ka deklaruar se ka qenë xhelozia ndërmjet tyre dhe dyshimet se ai tradhtohej nga gruaja.

"Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën. E kishte mbushur kupën. Nuk e duroja dot, më kërkonte gjithmonë llogari, ndaj më erdhi në maje të hundës. Më acaroi shumë nervat, për këtë arsye e vrava", ka deklaruar i moshuari në polici.

Pesë ditë para krimit makabër çifti i të moshuarve ishte nisur me pushime në Golem pasi ata jetonin në Tiranë. Por debatet e shumta në banesën e marrë me qira dhe gjendja e dehur e Dervishit sollën për pasojë vrasjen nga ky i fundit të gruas së tij Shazivare Dervishi.

Ndërkaq Viktor Ukshini, i njohur i autorit dhe viktimës është një prej dëshmitarëve të kësaj ngjarje, i cili ka rrëfyer edhe detaje nga krimi i djeshëm.

Ukshini thotë se ka 10 vjet me çiftin e moshuar dhe se ka mbetur i befasuar kur ka marre vesh se 73-vjeçari kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Më tej ai pohon se nuk e kishte kuptuar se Dervishajt kishin mosmarrëveshje dhe sherre me njëri tjetrin ndërkohë që hedh poshtë deklaratat se vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Share This Video


Download

  
Report form