Report TV - Vrau ish-gruan gjyqtare, arrest me burg për Fadil Kasemin

Report TV 2017-10-24

Views 0

"Arrest me burg? është kjo masa e sigurisë që Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të dielë për Fadil Kasemin 53-vjeçarin, i cili katër ditë më parë vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildeze Hafizi, nënë e dy fëmijëve.

Në seancë Kasemi është shfaqur gjakftohtë dhe nuk la të kuptohet se ishte i penduar për krimin.

Kasemi i është përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit për gjeneralitetet, ndërkohë që rrinte pas hekurave.

53-vjeçari ka pranuar krimin por është shprehur se nuk është në gjendje që të flas për detaje të tjera.

Familjarët e tij ishin në ambjetet e jashtme të Gjykatës së Krimeve të Rënda, por nuk u futën në seancë

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale ?vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?, ?armëmbajtje pa leje? dhe ?rrëmbim personi?.

Dy akuzat e para që janë ngritur ndaj të arrestuarit lidhen me vrasjen e gjyqtares, ndërsa akuza e ?rrëmbimit të personit? ka të bëjë me tentativën e largimit të autorit nga vendi i krimit, pasi i drejtoi armën një shoferi furgoni që ndodhej aty pranë.

Share This Video


Download

  
Report form