Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e lagjes ?Gjok Doçi?, ndër më të mëdhatë në qytetin e Peshkopisë janë njohur nga afër me platformën elektorale të kandidatit të së majtës Muharem Rama.
Ai u prit me entuziazëm nga banorët ndërsa u ndal tek disa prej planeve të tij për zhvillimin urban të territorit të Bashkisë së Peshkopisë.
?Do të bëjmë rikonstruksionin e të gjitha fasadave të kësaj lagjeje. Do të bëjmë asfaltimin nga e para të të gjitha rrugëve të brendshme të qytetit të Peshkopisë në brendësi të lagjeve. Do të mund të vendosim ndriçimin e duhur dhe të krijojmë edhe mjediset e përshtatshme për fëmijët të cilët nuk kanë ku të luajnë. Do të krijojmë mjedise pushimi edhe për moshën e tretë që gjithashtu nuk e gjen sot një hapësirë?, u shpreh kandidati Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-premton-ne-diber-ndricim-e-asfaltim-te-rrugeve/