Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një takim me operatorët turistik në Durrës, Rama tha se tatimi mbi fitimin për bizneset deri në 140 milion lekë xhiro në vit do të jetë vetëm 5 përqind. Rama tha se po punohet për formalizmin e biznesit në fushën e turizmit, ndërsa njoftoi uljen e taksave dhe për ata qytetarë që investojnë në agroturizëm.
Në një takim me operatorët turistik në Durrës, kryeministri Edi Rama premtoi një paketë fiskale që ul ndjeshëm taksat për biznesin.
Teksa prezantoi masat e ndërmarra për sezonin turistik, Kryeministri premtoi uljen me trefish të tatimit mbi fitim për biznesin deri në 140 milion lekë xhiro në vit.
Rama: Janë praktikisht 91% e të gjithë bizneseve në Shqipëri, ne do të kalojmë nga 15% në vetëm 5% të tatim-fitimit.
Kryeministri tha se po punohet gjithashtu që transaksionet e biznesit të regjistrohen online, duke paralajmëruar në këtë mënyrë heqjen e kasave fiskale.
Rama: Regjistrimi në kohë reale i çdo transaksioni është domosdoshmëri dhe teknologjia e re na e jep këtë mundësi duke i lehtësuar shumë kompanitë, bizneset nga barra e rëndë e mirëmbajtjes së kasave.
Teksa i bëri thirrje emigrantëve dhe sipërmarrësve që të investojnë në agroturizëm, Kryeministri premtoi investime në infrastrukturë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-premton-ulje-te-taksave-biznesin-dhe-heqjen-e-kasave-fiskale