http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Dibra, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka garantuar se koalicioni i majte, nuk ka asnjë përçarje. Sipas Gjiknurit, tregues per këtë ishte edhe hapja e fushatës elektorale ne Peshkopi, duke theksuar se per dibranet eshte me mire nje kryetar bashkie, i cili i përket koalicionit qe qeveris vendin.Damian Gjiknuri: edhe mesazhet ishin të qarta. Nuk ka përçarje. Zgjedhja është shumë e thjeshtë, numri 1 në fletën e votimit.Muharem Rama: do të sistemojmë kanalet vaditëse dhe ato të ujërave të zeza. Do të zgjidhim problemin e transportit të fëmijëve të shkollës 8 vjeçare duke vendosur një mjet lëvizjeje për fshatrat. Do të bëjmë lidhjen e rrjetit infrastrukturor. Do të sistemojmë rrugën e ilnicës, duke pasur edhe prioritet turizmin malor dhe zbutjen e varfërisë në atë zonëNdërsa kandidati i opozitës per Bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu, gjate takimit me banorë të Zadh Dardhës ka premtuar ndërtimin e Rrugës se Arbrit.Sherefedin Shehu: Turizmi kërkon projekte të mëdha. Unë një pjesë e kam dhe flas për rrugën që shkon në Reçë, rrugën që shkon në Lurë, rrugën që shkon në Bjeshkët e Korabit, rrugën që shkon në Bjeshkët e Bellovës dhe të Radishtit. Zgjidhja më e madhe do të jetë Rruga e Arbërit. Lulëzim Basha kur ma ngarkoi këtë detyrë tha: Ne të dy do të bëjmë Rrugën e Arbërit.Sipas Shehut, Kryeministri Rama e ka treguar tashme se prioritet i tij janë punët që sjellin të ardhura për të dhe miqtë e tij duke sjelle edhe shembullin e shëtitores se Dibrës, ku sipas tij, po shpenzohen miliona dollarë në prag zgjedhjesh për t?u hedhur hi syve dibranëve.