http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E shtrirë në pjesën veri lindore të Shqipërisë, Dibra e Madhe është krahina shqiptare e cila pas vitit 1913 u nda në dy pjesë. Një pjesë e madhe e saj mbeti në Maqedoni. Nder dekada kjo zonë u la thuajse ne harresë dhe e pa pazhvilluar: shumë projekte janë realizuar vetëm falë kontributit të vet dibranëve. Baza ekonomike për këtë vend është bujqësia dhe blegtoria, aty ku edhe punësimi zë pjesën më të madhe. Fermerët thonë se produktet e tyre janë të veçanta dhe bio, por problemi për ta mbetet tregtimi përtej kufijve, me Shqipërinë. Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës. Simbole të Dibrës mbeten edhe objektet e kultit fetar. Aty gjen 7 Xhami dhe 3 Kisha. Manastiri i Shën Gjergjit është ndërtuar që në shekullin e 19-të e ndonëse sot frekuentohet nga maqedonasit, dibranët thonë se e kanë ndërtuar vetë ata. Xhamia e Hynqarrit, është ndër të parat në Ballkan e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti në vitin 1467 por që është funksionale edhe sot.