http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prerja e paligjshme pyjeve në vendin tonë është për momentin problemi më shqetësues. Jo vetëm që ky fenomen po dëmton bimësinë, por është edhe një ndër shkatërruesit mushkërive tona e turizmit malor që mund të ngrihet në këto male. Në një situatë të tillë janë edhe pyjet në malin e Balgjajt në Bashkinë Klos. Përdorimi për ngrohje dhe për ndërtimin e galerive minerare janë dy arsyet shkaqet që kanë cuar në shkatërrimin e pyjeve në qarkun e Dibrës. Në malet e Matit dhe Bulqizës, abuzuesit me lëndën drusore kanë shfrytëzuar pikërisht edhe rrugët që hapen nga subjektet minerare. Kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa i bën thirrje intencave përgjegjëse që të ndalet sa më parë prerja e pyjeve ndërsa premton se do të çojë vetë para ligjit abuzuesit. Veshtiresia e shërbimit pyjor vazhdon të mbetet e njëjtë për shkak të numrit të vogël te punonjesve, pas ristrukturimit të këtij shërbimi një vit më parë. Vetëm katër inpesktore pa mjete e kanë të pamundur të kontrollojnë gjithë sipërfaqen.