Vijojnë kërkimet për dy adoleshentët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy adoleshente dyshohet te kenë mbetur ne fund te nje rezervuari te vogël ne fshatin Qatrom, prej mesditës se djeshme ne rrethin e Korçës. Albert dhe Rei Tahirllari te dy 17-vjeçare dhe kushërinj me njëri-tjetrin, shkonin rregullisht për të peshkuar në vendin e quajtur ?Gropa e Danielit?. Per te kryer kërkime ne vendin e ngjarjes janë thirrur polumbaret e RENEA-s, pasi vendi ku dyshohet te jene mbytur është rreth 6-7 metra i thelle dhe i rrezikshëm, per shkak te prezencës se llumit e baltës.Megjithëse kane kaluar 24 ore nga zhdukja e dy 17-vjeçareve, polumbaret ende nuk kane mbërritur dhe familjaret te shqetësuar, kane deklaruar se do te hyjnë vete ne rezervuar për te nxjerre trupat. Nikolin Nasto, shoku i të humburve, ka qene i pari qe ka vërejtur mungesën e tyre dhe me pas, ka lajmëruar familjaret e policinë. Rezervuari i vogël është krijuar rreth 2 vite me pare nga gërmimet e kryera nga një firme private, për te marre dhe për një fabrike tullash.

Share This Video


Download

  
Report form