http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria i njohur si një vend me burime nafte ka ngjallur interesin e shume kompanive qe operojnë ne fushën e hidrokarbureve. Sipas drejtorit te Agjencisë se Burimeve Natyrore, Dael Dervishi, ka nje fluks kërkesash nga kompani te huaja per te kryer kërkime, si ne det edhe ne toke. Nisur nga ky interesim, kreu i AKBN, thotë se afati i datës 15 qershor per te pritur oferta per tre nga blloqet e kërkimit, do te shtyhet. Ofertat me te mëdha janë per kërkime ne tokë, për shkak se kërkimet ne det jane edhe me te kushtueshme. Kërkesat me te mëdha jane përqendruar e dy qarqe ne vend. Por zonat naftëmbajtëse te Shqipërisë, kane krijuar edhe përplasje me shtetin fqinj Greqinë.Nje kompani e huaj qe po bënte kërkime ne detin Jon, per llogari te palës greke, ka pezulluar punën, teksa Tirana zyrtare i kërkoi informacion Greqisë e më pas i dërgoi edhe një notë proteste. Sipas te dhënave, rezultoi se kërkimet po kryheshin ne një territor, ku ende nuk janë përcaktuar kufijtë detarë mes dy shteteve, pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese që rrezoi marrëveshjen mes dy vendeve.