http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e hëne shënoi nisjen e procesit te gërmimeve per gjetjen e eshtrave te ushtareve greke te rene gjate Luftës Italo-Greke.
Gërmimet kane nisur ne zonën e Dragotit ne Tepelene por ky proces është shoqëruar me protesta. Paraditen e se hënës, është vene re prania e shume aktivisteve.
Ata kanë çarë rrethimin, çka ka bërë policinë të ndërhyjë me forcë. Një prej aktivistëve është ndaluar nga ana e uniformave blu.
Protestuesit kane akuzuar se po shkelet ligji i reciprocitetit ndërmjet dy vendeve. Ata thonë se grekët vijnë ne jug te vendit me pretendimin se tokat janë pronë e tyre.
Aktivistët thonë se ne zonën ku po gërmohet, nuk ka asnjë eshtër të ushtarëve grekë dhe se e gjitha bëhet për pretendime territoriale.
Nisja e procesit te gërmimeve vjen pas negociatave mes Tiranës dhe Athinës per çështjet me te nxehta, mes te cilave edhe ajo e varrezave te ushtareve greke.