Prodhuesit private të energjisë, akuza qeverisë për kontratat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e Prodhuesve Private te Energjisë Elektrike, ka vene larmin se qeveria po prish ne mënyre te njëanshme kontratën e tyre me KESH-in dhe po i detyron ata ta lidhin me Operatorin e Shpërndarjes se Energjisë.Ne nje reagim per shtyp, kjo shoqate ben me dije se ky ndryshim shoqërohet me rreziqe per shitje ne energjisë se prodhuar, dhe se është shkelje te te drejtave te fituara nga ana e investitorit. Por jo vetëm, kontrata e re mbart edhe nje tjetër rrezik:Por ajo që është më skandaloze në këtë kontratë, është fakti se Qeveria u kërkon investitorëve shqiptarë e të huaj të nënshkruajnë një kontratë në të cilën përcaktohet se ata janë dakord me një ligj, i cili është në proces draftimi dhe deri me tani askush nuk ka pasqyruar interesat e grupit të tyre të interesit në këtë draft - ligj. Kjo i detyron invesitorët që të pranojnë një skemë që do të përcaktohet në ligjin për burimet e rinovueshme, i cili nuk është miratuar ende.Por Ministria e Energjisë i ka hedhur poshtë keto pretendime. Sipas saj, investitorëve u ofrohet çdo garanci, si afati i kontratës, shit-blerja e energjisë, çmimi etj. Sipas tyre, ky fakt behet pasi KESH ka vetëm status prodhuesi. Ndërsa lidhur me rrezikimin e nje ligji qe ende nuk është hartuar, ministria pranon se shoqata është pjese e hartimeve te tij. Per ministrinë, deri me tani kane lidhur kontrate me OSHEE 62 kompani nga 85 te tilla, duke u shkëputur nga Korporata Elektroenergjetike. Sipas tyre, marrëdhënia ka vijuar njësoj.

Share This Video


Download

  
Report form