Shtohen filtrat dhe kriteret për kandidatët që aplikojnë për t?u bërë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë, sidomos të organeve antikorrupsion. Përpos skanerit të pesëfishtë për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin, aftësitë profesionale, lidhjet me shërbimet e huaja dhe ish-Sigurimin e Shtetit, kandidatët për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion duhet të plotësojnë disa parakushte shëndetësore. Një grup me ekspertë të mjekësisë ligjore do të kalojë në skaner të gjithë kandidatët, për ekzaminimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, sidomos mendore. Propozimi ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa është reflektuar në nenin 14 të draftit për ngritjen e institucioneve që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ekipi mjekësor do të hartojë një raport për secilin kandidat. Nëse raporti do të jetë negativ, kandidati nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme. ?Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pa përmbushur parakushtet e sigurisë, kushtet e aftësive profesionale dhe parakushtet shëndetësore Një kandidat i cili ka marrë një opinion negativ nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ose nga Autoriteti i Sigurisë Kombëtare nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme. Një kandidat i cili ka marrë një opinion negativ nga grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme?, thuhet në nenin 14.
SHBA kundër
Përfaqësuesi i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, John Smibert, ka shprehur rezerva sa i takon parashikimit të parakushteve shëndetësore për kandidatët për prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Në një mbledhje të komisionit për Reformën në Drejtësi, Smibert, ka kërkuar që kjo pikë të qartësohet. ?Ky ishte një propozim i Ministrisë së Drejtësisë, ku edhe unë pata rezervat e mia, sepse duhet përkufizuar lloji i kushtit shëndetësor dhe nuk duhet mbetur si një vendim i hapur arbitrar, kështu që duhet ta përcaktojmë qartë këtë gjë. Vendimi më i mirë është që ta rregullojmë këtë pjesë?, ka deklaruar Smibert.