“Populli vendos për dënimin me vdekje” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se do të aprovojë rikthimin e dënimit me vdekje, nëse parlamenti dhe publiku e mbështesin një ligj të tillë. Deklarata është mbajtur gjatë një mitingu ne Stamboll, ku morën pjese rreth 5 milion mbështetës te kreut të shtetit të cilët janë pro qëndrimeve të tij ndaj kryengritësve gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik.?Nëse populli dështon rikthimin e dënimit me vdekje, në gjykimin tim, politikanët dhe partitë politike duhet të ndjekin vullnetin e popullit. Dhe nëse parlamenti e voton atë, po e deklarojë paraprakisht, unë do ta aprovojë vendimin e kuvendit. Perëndimit thotë se nuk ka dënim me vdekje në BE? po, por SHBA-ja e ka, Japonia dhe Kina po ashtu, pjesa me e madhe e vendeve e kane. Ndaj dhe ne kemi të drejtën tonë për ta rikthyer.?Turqia e ka patur dënimin me vdekje deri në vitin 1984 dhe Ankaraja zyrtare propozoi për rikthimin e tij pas grushtit të shtetit ku humbën jetën 270 persona, por nje qëndrim i tillë nuk është pritur mirë nga liderët ne perëndim. Kryengritja, e cila sipas autoriteteve turke është kryer nga Fetullah Gylen, është pasuar nga mijëra arrestime në radhët e ushtrisë, gjyqtareve, prokurorëve, gazetarëve e punonjësve të arsimit.

Share This Video


Download

  
Report form