Aksioni për kuponin në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni për kuponin tatimor është zhvendosur ketë fundjave në zonat turistike të Shkodrës, kryesisht ne vendet me përqendrimin më te madh te bizneseve. 15 grupe po kryejnë kontrolle në zonën e Velipojës. Drejtori i Tatimeve ne Shkodër Hysen Hysaj, thotë se janë rreth 70 biznese të licencuara për shfrytëzim të plazhit me shezllone dhe të gjithë janë të pajisur me kasat fiskale. Hysaj sqaron edhe çështjen subjekteve të cilat janë raportuar si të palicensuara nga Bashkia e Shkodrës ku nga 7 te tilla, vetëm tre kanë rezultuar me probleme. Aksioni i tatimorëve mbi lëshimin e kuponit ka nisur më 1 gusht dhe pas javës së parë ku subjektet kryesisht janë këshilluar, do te kryhen verifikime te tjera, kete radhe te shoqëruara edhe me gjoba.

Share This Video


Download

  
Report form