http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave do të rikthejë në terren grupet e punës për të rinisur kontrollin e kuponit tatimor te çdo biznes në datën 1 gusht. Aksioni është njoftuar nga ministri Arben Ahmetaj, i cili tha se në fokus do të jenë firmat të cilat bëjnë tregti në zonat turistike, por nuk do t?i shpëtojnë këtij tagri as ndërmarrjet në qytete. Pavarësisht rinisjes së kontrollit të kasave fiskale ministri Ahmetaj u ka kërkuar inspektorëve tatimorë që të jenë profesionalë dhe të sillen në mënyrë modeste me biznesin. Ai kërkoi që qasja të mos jetë për ta kapur atë në gabim, por për ta këshilluar dhe informuar. Edhe pse në fazën e parë të aksionit numri i kuponave që janë prerë njohu një rritje të konsiderueshme, pas ndryshimit të sjelljes së tatimorëve për t?i këshilluar ata rritja rezultoi më e madhe. Ministri ka kërkuar që të kontrollohen edhe kasat, të cilat janë të regjistruara, por nuk transmetojnë të dhëna. Të ardhurat për gjashtë muajt e parë të vitit janë rritur me 120 milion dollarë. Rritja është 8.2% më e lartë se një muaj më parë. ndërkohë Ministria e Financave ka përfunduar paketën e masave lehtësuese për biznesin e cila nuk do të miratohet në këtë sesion parlamentar por në muajin shtator.