http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Durrësit tatimorët janë zhvendosur në zonat bregdetarë të Lezhës. Katër grupe inspektoresh kanë nisur monitorimin nga qendra e qytetit të Shëngjinit, në Kune-Vajin, tek Rana e Hedhur, si dhe në plazhin e Tales. Shefi i Kontrollit dhe i verifikimit në terren Lekë Kasneci, tha se qëllimi i këtij aksioni nuk është gjobitja e bizneseve, por ndërgjegjësimi për zbatimin e ligjit. Kasneci tha se janë gjetur raste abuzimi dhe se po merren masa ndaj shkelësve. Ky aksion është shtrirë në të gjithë vendin ndërsa fokusi kryesor i fushatës janë zonat turistikë.