Përpos garancisë financiare dhe juridike, hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme do t?u garantohet edhe siguria fizike. Drafti për institucionet anti-korrupsion, parashikon që drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe anëtarëve të familjeve të tyre, për shkak apo gjatë ushtrimit të detyrës, u sigurohet mbrojtje personale e jetës, shëndetit dhe pronës. Por, mbrojtja vendosje vetëm nëse kërkohet nga drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Po ashtu, kryetarët e gjykatave, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit mbrohen me shoqërim, me oficer e nënoficer. Ndërkaq, drafti parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët do të shoqërohen me oficer. Nëse kërkohet përkatësisht nga kryetari i gjykatës apo drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sigurohet mbrojtje për anëtarëve e familjes, banesat dhe/ose eskortë për gjyqtarët dhe prokurorët. Në draft parashikohet që oficerët dhe nënoficerët e caktuar për sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, familjeve dhe banesave të tyre nuk zëvendësohen pa marrë paraprakisht miratimin e kryetarit të gjykatës, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme apo drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, përkatësisht.