Gjykata e Fierit ka dhënë detyrim paraqitje për 58-vjeçarin Mitat Stani, dhe arrest me burg për dy djemtë e tij Përparim dhe Arti Stani, përkatësisht 30 dhe 28-vjeç, të akuzuar për përpunim dhe trafik lëndësh narkotike.
Babai dhe dy djemtë kanë dalë para gjykatës ditën e sotme pasi në shtëpinë e tyre më datë 6 tetor u gjet dhe u sekuestrua sasia prej 67.7 kg kanabis, e cila dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë.
Ajo qe vihet re është se shoqërimi i babait 58-vjeçar dhe dy djemve të tij bëhet me policë të armatosur me kallashnikovë.