Report TV - Ja si do zgjidhën 30 superoficerët e Byrosë, testet e pagesat e tyre

Report TV 2016-02-17

Views 0

TIRANË - Përzgjedhja e 30 superoficerëve në Byronë Kombëtare të Hetimit që pritet të ngrihet së shpejti, do bëhet falë një konkursi të imtësishëm. Ata do jenë superoficerë, kjo për shkak jo vetëm se do bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por edhe pse do hetojnë dosje të zyrtarëve të nivelit të lartë, do kenë trajtim më të mirë financiar, si dhe do kenë mbështetjen maksimale jo vetëm nga shteti Shqiptar, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Me miratimin e draftit, Policia e Shtetit do shpërndajë një qarkore në të gjitha komisariatet dhe tek institucionet ku shërbejnë Oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët do ftohen për të konkurruar, për të qenë pjesë ose jo e stafit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Share This Video


Download

  
Report form