Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej janarit të këtij viti, aksi Elbasan-Librazhd, vijon të jetë i kalueshëm me një korsi në zonën e Xibrakës, ku pati rrëshqitje në një pjesë të rrugës. E kontaktuar, ARRSH thotë se është gati projekti, por pritet alokimi i fondit nga Ministria e Financave për nisjen e ndërhyrjes në segmentin e dëmtuar, punimet në të cilin duhen kryer pa nisur reshjet.
Prurjet e shumta të lumit Shkumbin rreth 7 muaj më parë, solli edhe gërryerjen e argjinaturës, çka e dëmtoi rëndë segmentin, duke krijuar dhe rrëshqitje të një pjese përgjatë rrugës, një aks i rëndësishëm nacional.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-librazhd-prej-7-muajsh-aksi-nacional-me-nje-korsi-arrsh-presim-fondet/