Moti i keq me reshje të dendura shiu ka sjellë rrëshqitje dherash duke bllokuar një korsi të rrugës Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Kthesa e Murashit.
Pas njoftimit për situatën një grup nga drejtoria e ARRSH ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hequr masivin e dheut dhe gurët.
Kjo pjesë e segmentit është gjithmonë problematike, pasi sa herë ka reshje shiu kalimi vështirësohet nga rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave.
d.ba.