Report TV - Durrës, reshjet e shirave. rrëshqitje dherash në Currila

Report TV 2018-05-12

Views 3

Si pasojë e motit të keq ka pasur rënie dherash në zonën e Currilave dhe bllokimin e kanaleve në qytetin e Durrësit, gjë që ka çuar në prezencën e ujit në rrugë.Rënia e dherave rrezikon bizneset të cilat ndodhen poshtë kodrës së Currilave. Çdo ditë e më shumë përballen me rrezikun sepse vazhdon të ketë rrëshqitje të dherave.
Mjetet e shërbimit komunal bëjnë të mundur largimin e dherave që ndodhen në rrugë. Problemi kryesor është fundin e kodrës së Currilave, por probleme ka edhe më sipër kodrës. Pishat shumë vjeçare kanë rrëshqitur si pasojë e reshjeve.
Përsa i përket bllokimit në rrugët e qytetit, vëmë re kanalizime të bllokuara, bizneset i pastojnë vetë. Durrësi pëson përmbytje pas shirave intensive, pasi nuk funksionon sistemi i kanalizimeve, ka shumë probleme në shumë segmente rruge.

Share This Video


Download

  
Report form