http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është rruga "Thoma Kalefi", një nga segmentet kryesore të qytetit të Elbasanit, e cila prej 6 muajsh paraqet këtë panoramë sapo bie muzgu. Në këtë rrugë 800 metër të gjatë, që fillon ngjitur me bashkinë e qytetit deri tek kryqëzimi i Cërrikut, nuk ka ndriçim, pasi sistemi është prishur që në kohën e nisjes së rikonstruksionin të saj. Banorët e kësaj rruge janë të shqetësuar për sigurinë e jetës, ndërkohë që nuk kuptojnë zvarritjet që po kryhen gjatë punimeve. Kjo rrugë u shërben rreth 8 mijë banorëve të kësaj zone, por pavarësisht kësaj bashkia nuk i është përgjigjur shqetësimit të qytetarëve për këtë situatë. Në një bisede telefonike për vizion plus, nënkryetari i bashkisë, Serafin Papa e justifikon këtë gjendje me investimin e ende të papërfunduar të rikonstruksionit të rrugës, por nuk shpjegon arsyet e kësaj vonese të pajustifikueshme.