Punimet e gazsjellësit TAP kanë zbuluar një objekt paleokristian. Gjatë punimeve për zgjerimin e rrugëve hyrëse në Zogas të Skraparit është zbuluar kapiteli i një kolone mermeri. Lajmin e bën të ditur Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Eugen Kallfani.
Ai deklaron se menjëherë pas marrjes së informacionit punimet u ndërprenë.
Kapiteli është zhvendosur përkohësisht në mjediset e siguruara me roje të përhershme të zyrave të TAP-it në Çorovodë, ku janë njoftuar edhe specialistët e Dretoris rajonale të tarshëgimisë në Berat, të cilët po marrin masa për transferimin e këtij objekti
Ky objekt i sapozbuluar mendohet se i perket shekullit të 6-të të erës sonë. Ai është rreth 40 centimetra i larte dhe i bazës rrethore të tij është 24 centimetra.
Lënda e parë e përdorur për kapitelin është gur gëlqeror cilësor dhe trupi i tij është zbukuruar me tetë figura florale të përsëritura dhe që lidhen në mënyrë harmonike me njera-tjetrën.