Një vendbanim feudal ku bën pjesë dhe një kishë 700 vjeçare ka dalë në dritë rastësisht në fshatin Gjazuj në njësinë administrative Ungrej të bashkisë së Lezhës.
Kanë qenë punëtorët, të cilët teksa po punonin për zgjerimin e rrugës, kanë ndeshur në këtë zbulim që sipas historianëve, përkon edhe me gojëdhënat, se priftin e kishës ??Shën Ilia??, e vranë ushtarët turq, më pas i vranë dhe kalin me të cilin udhëtonte në këtë zonë malore dhe brenda kishës i dogjën.