Mesditën e sotme është gjetur një kufomë e skeletizuar në vendin e quajtur ?Rana e hedhun" në Lezhë.
Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë konstatuar skeletin e viktimës. Përcaktimi i identitetit dhe seksit kanë qenë shumë të vështira për grupin hetimor të policisë së Lezhë, pasi skeleti është shumë i dëmtuar.
Kufoma e skeletizuar është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa pritet ekspertiza mjeko- ligjore për të zbuluar identitetin dhe shkaqet e vdekjes.