Report TV - Lezhė, kati i dytė i njė apartamenti ėshtė shkrumbuar nga zjarri, asfiksohet 20 vjeçarja

Report TV 2018-05-09

Views 0

Një apartament është përfshire nga flaket e zjarrit pasditen e së dieles në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës, ndërsa nga tymi u asfiksua dhe një 20-vjeçare.Flaket e zjarrit janë zhfaqur në mënyre të menjehershem në banesen e shtetasit Bajftjar Zyberi, ndërkohe që në momentin e zjarrit fatmiresisht asnjë nga pjesataret e familjes nuk kanë qenë brenda shtëpisë.

Zjarri është pikasur nga banoret e pallatit të cilët kanë dalë menjehere jashta dhe kanë njoftuar zjarrfikesit dhe policinë.Këta të fundit ndërhyne shumë shpejt në shuarjen e flakeve, ndërkohe një vajze që u asfiksua nga tymi u dërguar me urgjence në spital me autoambulancë.Një banore e pallatit tregon momentin kur ka rënë zjarri, duke thënë se ajo bashkë me 6 fëmijet e sajë kanë shpëtuar për mrekulli.

E zonja e shtëpisë ku ra zjarri Mimoza Zyberi thotë se vetem pak minuta më parë kishte dalë nga banesa për të mbushur një bombul gazi.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri por nga hetimet por dyshimet janë se se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.Nga zjarri janë shkaktuar deme të konsiderueshme materiale, ndërkohe që kjo është hera e dytë që ky apartament përshihet nga zjarri brenda dy vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form