VLORË-Një kufomë e dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në Zvërnec të Vlorës.
Kufoma e paidentifikuar u gjet e mbuluar me rërë dhe është e seksit mashkull.
Ka dyshime se trupi i viktimës rezulton i zhdukur prej 4 muajsh.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar kufomën dhe për të zbardhur ngjarjen.