Report TV - Paratë e pista të politikanëve gati struktura për konfiskimin

Report TV 2016-09-20

Views 2

Paratë e korrupsionit, pronat e paligjshme, bizneset dhe vilat e pajustifikuara të politikanëve dhe njerëzve të drejtësisë do të konfiskohen. Pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion do të ngrihet një seksion i veçantë, Seksioni i Hetimit Financiar, posaçërisht për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme të pushtetarëve. Për konstatimin e pasurive të paligjshme të gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve do të japin asistencë edhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Projektligji për ngritjen e organeve antikorrupsion parashikon që Seksioni i Hetimit Financiar verifikon mjetet financiare dhe pasuritë e të pandehurve dhe raporton rezultatet tek Prokurori i
Posaçëm kompetent. Ndërkaq, punonjësit e këtij seksioni duhet të jenë të diplomuar në drejtësi, financë, llogaritar, apo në fusha të tjera përkatëse. Njerëzit e këtij sesioni, i cili pritet të trazojë politikanët dhe gjyqtarët e korruptuar, duhet të kenë një eksperiencë minimale pune dy vjeçare si oficerë të policisë gjyqësore. Kriteri i fundit është shtuar me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë. Një seksion i tillë në Prokurori është projektuar për të rritur aftësinë për të identifikuar pasuri a prona dhe për të ndihmuar prokurorët e posaçëm t?i konfiskojnë ato.

Share This Video


Download

  
Report form