#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike, kundërshton amnistinë fiskale të ndërmarr nga qeveria.
Ish deputetja Jorida Tabaku tha në një deklaratë për median se kjo nisëm e kryemisnitrit Edi Rama, do ta shndërrojë Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Europë.
"Këmbëngulja e qeverisë për Amnistinë Fiskale, ndërsa vendi është futur në spiralen e një krize që do ta çojë vendin në një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së, tregon se prioriteti i Edi Ramës nuk është shërbimi për qytetarët, por pasurimi i okigarkëve pastrimi i parave të pista, siç ka bërë gjithmonë në këto 7 vjet.
Ligji në fjalë është ideuar jo për t?i shërbyen shqiptarëve që kanë emigruar dhe u duhet të deklarojnë pasurinë. Jo! Synimi parësor i ligjit është që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme.
Së dyti, ligji në fjalë është tentativa e radhës për ta shndërruar Shqipërinë në Panamanë e Europës dhe Ballkanit. Në nenin 5 pika 1 ligji evidenton se përfitues të këtij ligji janë edhe individë ?rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre?.
Pra, me pak fjalë, nëse në Shqipëri është rezident një individ, i cili nuk deklaron pasurinë e tij në një shtet të BE-së apo SHBA-së, ky qytetar përfiton nga kjo amnisti dhe, gjithashtu, mund t?i shpëtojë hetimit të kësaj pasurie nga qeveria shqiptare. Kjo në fakt është një tentativë e radhës e qeverisë Rama e cila disa muaj më parë iu drejtua Londrës në një konferencë për të shitur pasaportën shqiptare tek kushdo i ashtuquajtur ?investitor? i huaj.
Pikërisht, këto dy grupe do të përfitojnë nga kjo amnisti totale, duke shpëtuar edhe nga hetimi për burimin e pasurisë. Draftligji parashikon jo vetëm ruajtjen e konfidencialitetit, por edhe mos hetim për ato individë të huaj apo vendas që do të përfitojë nga amnistia.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pd-amnistia-fiskale-te-pastruar-parate-e-pista-oligarket
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp