Aksidentet përgjakin rrugët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-20

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksidentet përgjakin rrugët e vendit. E marta ka shënuar 3 të vdekur e tre të plagosu ne dy ngjarje te ndodhura në Milot dhe në Korçë. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 05:10 në aksin Lezhë-Tiranë, në Fushë Milot. Dy persona mbeten te vdekur ne vend, ndërsa tre te tjerë u plagosen. Dy automjetet njëri Benz me targa të Tiranës dhe tjetri Benz me targa të Laçit janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit Benz më targa të Tiranës dhe pasagjerin që udhëtonte më të, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende. Mjeti i viktimave është shkatërruar thuajse plotësisht nga goditja e fortë e mjetit tjetër. Ndërsa tre personat e tjerë nga e njëjta familje që ndodheshin në mjetin tjetër kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spitalin ushtarak për mjekim më të specializuar. Sipas policisë të dyja mjetet udhëtonin në drejtim të veriut. Policia bën me dije se shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërit nga automjetet. Ndërkohë një aksident tjetër është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë fshatit Podgorie, Korçë ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor. 74 vjeçari banues në fshatin Blacë, Pogradec ka humbur jetën teksa është përplasur nga një makinë tip ?Opel?, që drejtohej nga Fatos Kapushi 40 vjeç. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 40 vjeçarit.

Share This Video


Download

  
Report form