Aksidentet përgjakin rrugët - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Bilanc tragjik nga aksidentet ne Lezhë. Vetëm ne harkun kohore te 24 orëve te fundit janë shënuar dy aksidente me një te vdekur dhe 11 te plagosur. Aksidenti i pare ndodhi mbrëmjen e se hënës, pranë kryqëzimit te Kosovës, ku një automjet doli nga rruga duke shkaktuar vdekjen e një fëmije 10 vjeçar. Ne makine ndodheshin 7 persona qe po ktheheshin nga Tirana kur drejtuesi i automjetit ka dale nga rruga duke përfunduar ne kanal. Ngjarja e dyte ndodhi ne vendin "Kënella e Shëngjinit". Përplasja e automjeteve ka qene e forte, aq sa një prej drejtuesve mbeti ne makine për rreth dy pre pasi mjeti kishte pësuar dëme te mëdha dhe i kishte zënë trupin. Ne vendngjarje ka qene i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore Vullnet Topallaj, deri ne nxjerrjen e trupit te 21-vjeçarit Blerim Aliaj, qe fatmirësisht i ka mbijetuar aksidentit. Sipas policisë, shkak i dy aksidenteve ka qene shpejtësia e madhe me te cilën po udhëtonin automjetet. Sezoni turistik rrit fluksin e lëvizjes se udhëtareve e për pasoje numri i aksidenteve gjate kësaj periudhe arrin piken me te larte.

Balance in Lezha tragic accidents. Only the time frame of 24 hours are marked with an accident two dead and 11 wounded. The first accident happened Monday night near the intersection of Kosovo, where a vehicle went off the road, killing a 10 year old child. In the car were 7 people who were returning from Tirana when the driver has come out of the way finishing in the channel. The second event occurred in the country "Kënella Shengjin". Vehicle collision was strong, as one of the leaders remained in the car for about two prey after the vehicle had sustained major damage and had fallen body. We present the scene has been the director general of police road Topallaj Willpower, so we extract the body of 21-year-old Blerim Aliaj, who fortunately survived the accident. According to police, because of two accidents has been the great speed with which vehicles are traveling. Tourist season movement increases the flow of passengers and therefore the number of accidents during this period reaches the highest point.
s

Share This Video


Download

  
Report form