Report TV - “Drejtësia”, Vasili:LSI angazhim për zbatimin e kësaj Reforme

Report TV 2016-09-20

Views 0

Kryetari i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit ka thënë sot se Lëvizja Socialiste për Integrim do të angazhohet për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

?Kemi hyrë në një fazë të re, LSI është e vendosur që të shërbejë dhe në procesin të zbatimit praktik të reformës. Këto qëndrime, do ndihmojnë procesin për zbatimin e kësaj reforme madhore. Zbatimi në praktikë i reformës, jo e lehtë? tha Vasili.

Ai ka shtuar se, konsensusi i arritur për Reformën i ka bashkuar shqiptarët, ndërkohë që zbatimi në praktikë i reformës nuk është i lehtë.

?Ky është një konsensus që i bashkoi shqiptarët, i bëri që të ndihen më të sigurtë, më mirë në një atdhe i cili drejtohet nga një politikë nga e cila demonstroi përgjegjshmëri. Të gjithë sot janë më të qetë, pasi projektuan një reformë për një shtet më të drejtë, prodhon barazi, qëndrim të barabartë për gjithë qytetarët para ligjit dhe paanshmëri. Edhe për politikën, nga sot është një ditë e re pasi ajo kaloi sprovën e çlirimit nga tabutë. Konsensusi nuk është tabu, por kuptimi i një shqipërie që e ka sfidë të evropianizohet e që di të bashkohet për çështje madhore. Duke u bashkuar për çështje madhore shqiptarët lidhen me politikën? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form