Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se shqetësimi për Bordin e ONM është institucional dhe jo i tij personal dhe se Kuvendi duhet të reflektojë në mënyrë që zbatimi i ligjit të Vettingut të mos atakohet.
"Kam shprehur një shqetësim, jo timin, por të institucionit lidhur me disa qëndrime që kanë të bëjnë me zbatimin e Kushtetutës sikur ajo është shkruar dhe Ministria e Drejtësisë nuk ka përse të presë përgjigje, pasi vendi për reflektim është në Kuvendin e Shqipërisë në tavolinën e forcave politike, që kanë miratuar bashkë Kushtetutën dhe kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin dhe ligjin përkatës të Vettingut.
Pasi një qëndrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe heq mundësinë që të atakohet dhe i hap rrugën zbatimit pa kthim" deklaroi Vasili pas takimit ndërgjegjësues me aktoret e sistemit dhe shoqërisë civile mbi ndikimin e masave alternative në uljen e recidivizmit.